ASHAAM përgatiti strategji të re për fushën audiovizuale mediatike

Maqedonia

ASHAAM përgatiti strategji të re për fushën audiovizuale mediatike

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:45
Ilustrim

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike (ASHAAM) sot filloi aktivitetet për përpilimin e një strategjie të re për fushatën audiovizuale mediatike për periudhën 2018-2022.

Drejtori i ASHAAM, Zoran Trajçevski pret që të përpilohet një strategji ambicioze dhe cilësore që do të kontribuojë deri në vitin 2022 një numër i madh i aspekteve në fushën e mediave në mënyrë të konsiderueshme të përmirësohen.

Agjencia konsideron se strategjia duhet që të orientohet drejt gjashtë fushave, pavarësi profesionale dhe redaktuese të mediave, mbrojtje dhe zhvillim të pluralizmit mediatik, mbrojtje të të drejtave të njeriut të përmbajtjeve mediatike, sigurimin e kushteve për rritje dhe zhvillim të tregut dhe konkurrencës si dhe zhvillim të arsimimit mediatik.

Në kornizën rregullatore ASHAAM vlerëson se nevojitet që të konfrimohen nevojat për ndryshime në rregulltivën mediatike dhe orientime për ndryshime eventuale, si dhe që të bëhet revizion për paraqitje zgjedhore mediatike. Prioritete, sipas Agjencisë, do të jenë fushat që do të konfirmohen në proces të përbashkët konsultativ me të gjithë faktorët relevantë, njofton AIM.

Deri në fund të majit mund të parashtrohen propozime përmes ueb faqes të Agjencisë www.avmu.mk në banerin “strategja2018-2022” ku do të publikohen të gjitha dokumentet e rëndësishme për proces konsultativ. Afati përfundimtar për strategjinë, sipas Trajçevskit, varet shumë nga ajo se kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Afati më i hershëm në të cilin mund të jetë gati strategjia do të ishte fundi i vitit, ndërsa më vonë deri në fund të kuartalit të parë të vitit të ardhshëm, por gjithçka varet nga ajo se kur do të mbahen zgjedhjet lokale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat