Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 15 tetor?!

Maqedonia

Zgjedhjet lokale në Maqedoni, më 15 tetor?!

Më: 15 maj 2017 Në ora: 21:04
Ilustrim

15 tetori i këtij viti është data kur është propozuar të mbahen zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndërsa do të vazhdohet edhe mandati i kryetarëve aktual të komunave. Sipas TV24 Ky është përfundimi që doli nga koordinimi i parë mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe përfaqësuesve të partive politike, në përjashtim të OBRM-PDUKM-së.

“Partitë u morën vesh se prioritet i jashtëzakonshëm për Republikën e Maqedonisë është arritja e marrëveshjes për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor me të cilin mbajtja e zgjedhjeve lokale do të parashihet në gjysmën e parë të muajit tetor, kurse mandati i kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve të vazhdohet deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj të këshillave dhe kryetarëve të komunave”, njoftuan nga Kuvendi.

Ndërkohë në një kumtesë të përbashkët të kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të partive politike, BDI, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH, mes tjerash theksuan se në bazë të Kushtetutës kryetari Talat Xhaferin duhet ta njoftojnë për formimin e grupeve parlamentare dhe se është arritur pajtueshmëri që në afat sa më të shkurtër të formohen trupat punuese që do të punojnë në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat