Musliu: Mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës është përmes Kuvendit

Maqedonia

Musliu: Mënyra më e mirë për tejkalimin e krizës është përmes Kuvendit

Më: 15 maj 2017 Në ora: 23:38
Albert Musliu

Analisti politik Albert Musliu ka thënë për TV Nova se mënyra më e miër për tejkalimin e krizës është që kjo të kanalizohet përmes Kuvendit. “Kishim takim liderësh, kishim takim edhe me ndërmjetësim ndërkombëtarë. Të gjitha krizat do të zvogëlohen kur politikanët tanë do ta kuptojnë se kompromisi është pjesë e biznesit të tyre dhe i profesionit të tyre. Nuk mund të jeshë politikan, e të mos jeshë i përgatitur të ulesh me kundërshtarin tënd politik – ata nuk janë armiq, por kundërshtarë. Nuk mundet një lider i një partie të mos flas me një lider të një partie tjetër. Votuesit nuk u kanë dhënë kompetenca të mos flasin dhe nga ata kërkohet të komunikojnë që të gjejnë zgjidhje. Kriza te ne ka kulmuar edhe te popullata e thjeshtë, e kështu kemi ndasi reale edhe në shoqëri”, ka thënë analisti Albert Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat