Koçan para infarktit është shtrirë në Kardiologji, i vendoset një stent në zemër

Maqedonia

Koçan para infarktit është shtrirë në Kardiologji, i vendoset një stent në zemër

Më: 16 maj 2017 Në ora: 08:58
Koçan

Biznesmeni Sead Koçan që dy muaj ishte në arrati, mbrëmë në Klinikën e Kardiologjisë ishte pranuar në gjendje para infarktit dhe se në këtë gjendje është shtrirë në një apartament të kësaj klinike, bën të ditur BIRN nga burime të këtij spitali. Siç mësohet, biznesmenit të dyshuar për shkak të kësaj gjendje i është vendosur në stent në zemër.

Ai ishte kthyer në Shkup vetëm një ditë pasi që Gjykata Supreme me kërkesë të Prokurorisë Publike i hoqi paraburgimin dhe riktheu lëndën për rishqyrtim. Koçan është i dyshuar kryesor në rastin “Trust” nga ana e Prokurorisë Speciale, për malverzime financiare nga përfitimi i një tenderi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat