A do ta jep mandatin Gjorge Ivanovi?

Maqedonia

A do ta jep mandatin Gjorge Ivanovi?

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:13
Gjorge Ivanov

Të premten është dita e fundit kur kryetari Gjorge Ivanov duhet ta jep mandatin te shumica parlamentare për të formuar qeverinë e re të vendit.

Nga ana tjetër, LSDM-ja ende nuk i ka dorëzuar garancat te Ivanovi, i cili këmbëngulë në unitaritetin dhe mosndryshimin e Kushtetutës së vendit. Një pjesë e mediave njoftojnë se mandati do të jepet më së voni këtë të enjte.

Paraprakisht, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, bëri të ditur se pas 19 majit, do të thërret seancë kuvendare për zgjedhjen e qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat