Qendra për shtyp e Kuvendit kthehet në gjendje për punë

Maqedonia

Qendra për shtyp e Kuvendit kthehet në gjendje për punë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:42
Qendra për shtyp e Kuvendit

Është hapur dhe pastruar Qendra për shtip e Kuvendit, ku u krye dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve të enjten e 27 prillit nga ana e protestuesve të dhunshëm.

Dje dhe sot janë pastruar hapësirat nga gjurmët e gjakut dhe mbeturinave, ndërsa është riparuar edhe inventari, informojnë shërbimet kuvendore.

‘E gjithë hapësira është pastruar dje edhe sot. Është larë tepihu, mbetet të sanohen edhe shenjat nëpër murë. Pajisjet e gazetarëve dhe çështjet të cilët ishin në listë u janë ndarë. Janë riparuar dhe janë kthyer në vend edhe pajisjet e Kuvendit, siç janë kabllot dhe miksetat. Kështu që tani salla për shtyp, pothuajse se është në gjendje si para 27 prillit’, informojnë nga Kuvendi.

Tani për tani, nuk dihet se kur qendra për shtyp përsëri do të mund të jetë e gatshme në funksion të përgjithshëm, gjegjësisht kur do të mund të zhvillohen konferenca për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat