Georgievski: Zaevi e meriton të jetë Kryeministër i Maqedonisë

Maqedonia

Georgievski: Zaevi e meriton të jetë Kryeministër i Maqedonisë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 06:23
Lubço Georgievski

Lubço Georgievski në emisionin “Top Tema”, tha se lideri i LSDM-së Zoran Zaev është më meritori  për demistifikimin e qeverisë së tanishme.

Sipas Georgievski, Zaevi e meriton pozitën e kryeministrit, sepse ai ka kaluar nëpër kohë mjaft e vështirë në luftën për demistifikimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

Ai beson se eksperienca që ka Lideri i LSDM-në në menaxhimin e pushtetit lokal do të jetë jetike për menaxhimin me pushtetin qendror.

Georgievski theksoi se kanë marrë pjesë në themelimin e VMRO-DPMNE-së, por deri më sot nuk dihet se kush e themeloi VMRO-PP.

“Masa e njerëzve më detyroi mua për t’u bërë kryetar i VMRO-PP. Kur do të bëjë analizë të atyre njerëzve, pothuajse të gjithë prej tyre u kthyen në DPMNE dhe morën funksione. Unë mendoj se qëllimi ishte për më dislokuar nga DPMNE, dhe për këtë kishin mbështetjen e të huajve, me të cilët deri atëheri Gruevski ishte mjaft i mirë me ta”,  tha Georgievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat