ApSh: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale

Maqedonia

ApSh: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:45
Aleanca për Shqiptarët

Përmes një kumtese, Aleanca për Shqiptarët përshëndet aktin e dhënies së mandatit liderit të LSDM-së, njëherit edhe kandidatit për Kryeministër, Zoran Zaev.

Në kumtesën e tyre mes tjerash thuhet se ”duke vlerësuar si një fillim shprese për qytetarët e Maqedonisë, në krijimin e një Qeverie reformuese, të barabartë për qytetarët e saj, duke hapur shtigje dhe perspektiva, demokratike, zhvëllmimore dhe integruese për Maqedoninë.

Qytetarët e Maqedonisë meritojnë një qeverisje të drejtë mbi parimet dhe vlerat universale. Funksionimi i shtetit të së drejtës do të jetë garancë për një rrugëtim sa më të shpejtë për në NATO dhe BE”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Aleancës për Shqiparët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat