Më pak kurorëzime dhe shkurorëzime në vitin 2016 në Maqedoni

Maqedonia

Më pak kurorëzime dhe shkurorëzime në vitin 2016 në Maqedoni

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:49
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i kurorëzimeve në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, është ulur për 7%, pra arriti në 13.199 kurorëzime.

92.5% e meshkujve u kurorëzuan për herë të parë, kurse te femrat ky numër është 91.2%. Për së dyti herë janë kurorëzuar 8.1%, kurse 0.7% ishin kurorëzime të treta.

Mosha e femrave që janë kurorëzuar ishte nga 20 deri më 24 vjeçare, kurse meshkujt, nga 25 e deri më 29 vjeçare.

Numri i shkurorëzimeve në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, ka shënuar rënie prej 9.8%, respektivisht kanë ndodhur 1985 shkurorëzime. Më shumë shkurorëzime kanë ndodhur në moshën 25 e deri më 29 vjeçare të femrat, dhe 35 deri 39 vjeçare te meshkujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat