Izet Zeqiri propozon modelin e Kroacisë për formimin e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni

Maqedonia

Izet Zeqiri propozon modelin e Kroacisë për formimin e Këshillit Gjyqësor në Maqedoni

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:02
Ish-deputeti Izet Zeqiri

Ish-deputeti Izet Zeqiri, në profilin e tij në Facebook ka shkruar në lidhje me sistemin gjyqësor, gjegjësisht për formimin e ri të Këshillit Gjyqësor, ku Maqedonia, sipas tij, duhet të merr për model Kroacinë.

Zeqiri thotë se Këshilli Gjyqësor duhet të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, ndërkaq në mesin e tyre shtatë gjyqtarë, dy profesorë universitarë të shkencave juridike dhe dy përfaqësues të Kuvendit, nga të cilët njëri nga radhët e opozitës. Në lidhje me propozimin për formimin e Këshillit Gjyqësor, lexoni në vijim postimin e plotë nga Zeqiri.

‘Modeli i Kroacisë për formimin e Këshillit Gjyqësor duhet të zbatohet në Maqedoni i cili do të mundësoj që Këshilli të jetë një organ i pavarur dhe imëvetësishëm, i cili do të siguron pavarësinë dhe mëvetësinë e pushtetit Gjyqësor.

Ky model do te siguroj gjyqtare profesionist. Këshillit Gjyqësor të përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, ndërkaq në mesin e tyre shtatë gjyqtarë, dy profesorë universitarë të shkencave juridike dhe dy përfaqësues të Kuvendit, nga të cilët njëri nga radhët e opozitës.

Anëtarët e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve i zgjedhin të gjithë gjyqtarët në Republikën e Maqeedonise me votim të fshehtë, në mënyrë që dy gjyqtarë të jenë nga gjykata komunale, dy gjyqtarë nga gjykatat e qarqeve, një gjyqtar nga gjykatat e specializuara (nga gjykatat administrative, për kundërvajtje ose gjykatat tregtare), ndërsa dy gjyqtarë nga radhët e Gjykatës Supreme.

Anëtarët e Këshillit nga radhët e profesorëve universitarë të shkencave juridike, me propozim të këshillave të fakulteteve, i zgjedhin të gjithë profesorët e fakulteteve juridike, ndërsa dy anëtarë të Këshillit i emëron Kuvendi i Maqedonise nga radhët e deputetëve prej të cilëve njëri është nga radhët e opozitës.

Këshilli Gjyqësor Shtetëror, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, vendos në mënyrë të pavarur lidhur me emërimin, avancimin, transferimin, shkarkimin dhe përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe kryetarëve të gjykatave’, shkruan Zeqiri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat