Përsëri ndotet lumi i Orizares dhe Koçanit, fajtori ende i panjohur

Maqedonia

Përsëri ndotet lumi i Orizares dhe Koçanit, fajtori ende i panjohur

Më: 17 maj 2017 Në ora: 14:57
Ilustrim

Në fshatin Gërdovcë është vërejtur një ndotje e freskët e lumit të Orizares dhe të Koçanit në mëngjesin e sotëm.

Uji ka marrë ngjyrë jeshile dhe nuhatet erë e rëndë. Bujqit frikësohen se do të kontaminohen fushat e tyre dhe orizi që duhet të ujitet nga ky lum.

Ujësjellësi ”Bregallnica” në Koçan thotë se nuk është gjetur ende fajtori, edhe pse dy herë është lajmëruar rasti te organet përgjegjëse dhe inspektoriati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat