Xhaferi: Dhunuesit e Kuvendit kanë pasur për qëllim t’i rrezikojnë fizikisht jetët e deputetëve

Maqedonia

Xhaferi: Dhunuesit e Kuvendit kanë pasur për qëllim t’i rrezikojnë fizikisht jetët e deputetëve

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:19
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u prononcua në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë në lidhje me ngjarjet dhe dhunën më 27 prill në Parlament. Me rrëfimin e tij, konsideron se do të kontribuojë për formulim adekuat të veprave të bëra si dhe për zbulimin e kryerësve dhe për pjesëtarët e MPB-së, të cilët nuk kanë ndërmarrë masa përkatëse për mbrojtjen e deputetëve, gazetarëve dhe personave të tjera të lënduar.

“E kam respektuar detyrimin qytetar që të përgjigjem në thirrjen e institucionit përkatës, në të cilën dhashë deklaratën timen dhe pikëvështrimin tim në raport me ngjarjet e 27 prillit. Mendoj se rrëfimi im do të kontribuojë që institucioni përkatës të ketë dëshmi dhe trajtim përkatës. Ata që kanë hyrë me dhunë, pjesa më e madhe kanë qenë me qëllim që t’i rrezikojnë fizikisht jetët e deputetëve, gazetarëve dhe të gjithëve që kanë qenë të pranishëm atë kohë në Kuvend”, tha Xhaferi.

Ai konsideron se deklarata e tij do të nxjerrë edhe konkluzion përkatës në lidhje me formulimin e ngjarjes penale-juridike më 27 prill dhe se në mënyrë përkatëse do të ndërmerren masa penale-juridike për pjesëmarrësit dhe për ata që nuk kanë vepruar gjatë dhunës, siç janë deputetët, të cilët i kanë hapur dyert në Kuvend, por edhe të punësuarit në MPB, të cilët nuk e kanë penguar dhunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat