Nedellkovski: Tani kemi arsye për ta thyer zyrën e Ivanovit

Maqedonia

Nedellkovski: Tani kemi arsye për ta thyer zyrën e Ivanovit

Më: 17 maj 2017 Në ora: 16:07
Milenko Nedellkovski

Milenko Nedellkovski, i njohur për qëndrimet e tij antishqiptare dhe antiperëndimore ka reaguar kundër mandatimit të Zoran Zaevit, nga kryetari Gjorge Ivanov.

Ai ka thënë se tash ka arsye që të thehet zyra e Ivanovit, ndërkaq e ofendon duke thënë se njerëzit protestuan dy muaj e më shumë dhe u ulën parazyrës së Ivanovit për t’u betuar.

Sipas tij, Ivanovi ka luajtur rol sorosoid që e ka kuptuar më herët, por tani ka dalur në shesh. Nedellkovski i quajti si tradhtarë, edhe Gjorge Ivanovin, edhe kryetarin e ndjerë, Boris Trajkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat