Zaev në takim me Bilall Kasamin

Maqedonia

Zaev në takim me Bilall Kasamin

Më: 17 maj 2017 Në ora: 16:43
Zoran Zaev

(E plotësuar) - Pas përfundimit të takimit me kryetarin e Lëvizjes BESA, kreu i LSDM-së dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re Zoran Zaev deklaroi sot se do të bisedojë me të gjitha partitë që e mbështetën me nënshkrimet e tyre për përafrimin e qëndrimeve.

“Ajo që u morëm vesh me Bilall Kasamin është se duhet të ruajmë rendin e punëve. Së pari do të fillojnë takime me BDI-në, më pas me BESËN dhe tani me Aleancën për shqiptarët. E gjithë kjo me qëllim të afrojmë qëndrimet dhe më pas të ulemi të gjithë së bashku. Qëllimi im është që një ditë më parë të mbarojmë. Shumë qytetarë presin, presin subvencionet bujqit, të hiqet testimi ektern. Pret edhe PSP. Po afrohet fundi i mandatit, ata besoj se do ta realizojnë punën e tyre deri në fund, jo vetëm nëpërmjet Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, por të vazhdohet mandati. Do të tentojmë që ta zgjidhim këtë çështje”, tha Zaev.

Zaev në takim me Bilall Kasamin

Në selinë e Lëvizjes Besa po zhvillohet takim mes kryetarit të LSDM-së dhe njërit mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev, dhe liderit të Besës, Bilall Kasami.

Takimi pasoi menjëherë pasi Zaev mori mandatin nga presidenti George Ivanov që nënkuptohet se bisedimet do të zhvillohen në drejtim të formimit të qeverisë së re.

Paraprakisht Zaev deklaroi se pjesë e kabinetit qeveritar të jenë edhe partitë që e mbështetën atë me firmat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat