Ivanovi propozon amnisti për sulmuesit e deputetëve në Kuvend

Maqedonia

Ivanovi propozon amnisti për sulmuesit e deputetëve në Kuvend

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:40
Presidenti maqedonas Ivanov

Presidenti Ivanov në një intervistë në Kanal 5, deklaroi se sipas tij pas ndarjes së mandatit shteti është futur në një periudhë normalizimi dhe shpresoi se do të ketë qetësim të popullit. Ai mes reshtave përmendi edhe amnestinë për të dyshuarit dhe të akuzuarit në dhunën në Kuvend më 27 prill, por tha se për këtë duhet të vendosë Parlamenti.

“Ne në vitin 2001 kishim konflikt të armatosur, por gjetëm mënyrë për qetësim. Përderisa kanë deputetët e rinj, përbërja e re parlamentare të tregojë akt të vullnetit të mirë, të pajtimit, le ta bëjnë atë që është bërë pas konfliktit të 2001. E dijmë se atëherë Kuvendi amnestoi kriminelët e luftës dhe pse tani mos t’u ndihmohet personave që u udhëhoqën nga turma dhe emocionet”, tha Ivanovi.

Ivanovi mohoi se ka ekzistuar skenar për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në vend dhe angazhim të ushtrisë. Ndërsa sipas tij, policia më 27 prill ka arritur të kontrollojë situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat