Fillon cikli i tretë i Panairit të punësimit në Maqedoni

Maqedonia

Fillon cikli i tretë i Panairit të punësimit në Maqedoni

Më: 18 maj 2017 Në ora: 08:21
Ilustrim

Nga sot fillon cikli i tretë i Panairit të punësimit që organizohet nga Agjencia për punësim. Në këtë cikël do të përfshihen gjashtë qytete, ndërsa fillon dhe mbaron me Shkupin.

Sipas AIM-së, pas Shkupit, panairi do të hapet në Shtip më 26 maj, pastaj Kavadar (30 maj), Manastir (6 qershor), Tetovë (8 qershor) dhe Strumicës (13 qershor).

Të rinjve u bëhet thirrje që t’i vizitojnë panairet dhe të shohin se çfarë vende pune kërkohen, që kur të regjistrohen nëpër shkolla, të kenë parasysh çfarë drejtimi arsimor të zgjedhin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat