SHBA-të: Do të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Maqedonisë

Maqedonia

SHBA-të: Do të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Maqedonisë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 09:04
Ilustrim

SHBA-të vlerësojnë se procesi i formimit të qeverisë së re është në fazë përparimtare dhe se i njëjti lëvizë drejt përfundimit.

Sipas tyre, është me rëndësi që kryetari Gjorge Ivanov dhe liderët e partive të shumicës parlamentare arritën të gjejnë mënyrë për bashkëpunim në mënyrë konstruktive.

”Presim që pas formimit të qeverisë së re të bashkëpunojmë me të njëjtën. Shpresojmë se do të formohet shpejtë. Duhet të bëhet edhe shumëçka që Maqedonia të mund të lëvizë përpara drejt reformave urgjente dhe të arrijë përparim në rrugën drejt bashkësisë euro-atlantike”, thonë nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.

Më tej, theksohet se SHBA-të vazhdojnë të mbeten partner dhe mik i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat