Projekt për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në sport

Maqedonia

Projekt për inkuadrimin e grupeve të margjinalizuara në sport

Më: 18 maj 2017 Në ora: 09:22
Ilustrim

Inkuadrim social i grupeve të margjinalizuara përmes aktiviteteve sportive, përforcimin e grave, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e paqes përmes sportit. Këto janë qëllimet e projektit ‘Të bashkuar përmes sportit’ që prej sot fillon ta realizojë Shoqata për avancimin e besimit të ndërsjellë-TACT, me mbështetje të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

‘Projekti do të krijojë rrjet të liderëve sportiv të cilët do të marrin pjesë në punëtori dhe aktivitete për ndërtim të kapaciteteve, të udhëhequra nga ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar. Liderët do të zhvillojnë dhe zbatojnë plane aksionare në bashkësitë e tyre, duke i promovuar këto tema. Do të kenë mundësi edhe të paraqiten për pjesëmarrje në programin dyditorë për sport të SHBA-së’, njoftoi shoqata TACT, njofton AIM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat