Shtyhet gjykimi i nëntë të akuzuarve për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Shtyhet gjykimi i nëntë të akuzuarve për dhunë në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:14
Protesta ne Kuvend

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u mbajt seanca e parë për nëntë të akuzuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti.

Gjykimi është shtyrë për më 23 maj pasi që njëri nga të akuzuarit mungoi. Ai duhej që të sillej në gjyq nga burgu shtëpiak. Që të gjithë akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale dhe pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personat zyrtar në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare.

MPB-ja bëri të ditur se punon që të gjej të gjithë të dyshuarit për të ndriçuar rastin. Para gjyqit ishin mbledhur qytetarë për të mbështetur të akuzuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat