MPJ e Gjermanisë: Akuzat e Ivanovit janë të gabuara

Maqedonia

MPJ e Gjermanisë: Akuzat e Ivanovit janë të gabuara

Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Deutsche Welle citon Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë t’i ketë konsideruar kritikat e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, si të gabuara.

Reagimi vjen pas dekalratave të Ivanovit për gjoja ambasadorja gjermane në Shkup ka dërguar informacione të rrejshme në Gjermani.

”AKuzat kundër diplomatëve gjerman dhe diplomatëve të vendeve tjera mike janë të gabuara. Është e njohur se vlerësimet që bëhen në vendet pritëse, gjithnjë bëhen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vetë Ambasadës”, thonë nga MPJ-ja gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat