LSDM me propozim për pezullimin e testimit ekstern

Maqedonia

LSDM me propozim për pezullimin e testimit ekstern

Më: 18 maj 2017 Në ora: 16:23
Deputeti Stefan Bogoev

LSDM-ja paralajmëroi se sot në Parlament do t’i parashtrojnë propozim-ndryshimet e ligjeve për arsim fillor dhe të mesëm me të cilin do të pezullohet testimi ekstern.

“Presim me procedurë të shkurtuar të miratohen ndryshimet ligjore dhe që nga ky vit të pezullohet testimi ekstern për nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm. Premtuam se mes prioriteteve tona të para do të jetë pezullimi i projektit të dëmshëm të ashtuquajtur ekstern që shkaktoi trauma tek nxënësit, strese tek prindërit, gjoba për arsimtarët. Duam t’i mbrojmë nxënësit, prindërit, arsimtarët dhe profesorët që këtë vit, të mos kenë nevojë të kalojnë përmes agonisë nëpër të cilën kalojnë vite me radhë”, deklaroi deputeti Stefan Bogoev.

Ai shtoi se ky projekt ka dhënë rezultate negative, në vend që të ndikojë në përmirësimin e procesit arsimor. Ai u bëri thirrje të gjitha partive politike që ta mbështesin këtë propozim në interes të nxënësve, arsimtarëve, prindërve dhe qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat