Kostovski: Me rëndësi është që ka garanca dhe se po zhbllokohen proceset

Maqedonia

Kostovski: Me rëndësi është që ka garanca dhe se po zhbllokohen proceset

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:25
Darko Kostovski

OBRM-PDUKM-ja sot porositi se më e rëndësishme është që ekzistojnë garancitë të cilat dje i ka dorëzuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit për formimin e qeverisë së re dhe se po zhbllokohen proceset.

“Periudha e ardhshme do të tregojë kush do të mashtrohet nga Zaevi. Nëse do të mashtrohen liderët e partive shqiptare të cilët publikisht deklaruan se kanë marrë pajtim nga LSDM-ja për realizimin e elementeve të Deklaratës së përbashkët ose do të mashtrohen qytetarët e Maqedonisë të cilët dej ishin dëshmitarë të garancive të dhëna nga Zaevi se nuk do të realizohen platforma dhe deklarata të huaja”, tha në konferencë për shtyp Darko Kostovski, nga OBRM-PDUKM-ja.

Me pagesën e sotme të subvencioneve për bujqit kanë rënë në ujë, siç tha, manipulimet e LSDM-së dhe mediat e kontrolluara të cilat kanë përhapur se nuk ka para në buxhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat