Gjykata Kushtetuese të mërkurën nuk do të diskutojë për iniciativat për zgjedhjen e Talat Xhaferit

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese të mërkurën nuk do të diskutojë për iniciativat për zgjedhjen e Talat Xhaferit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:26
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese në seancën e planifikuar për të mërkurën (25 maj), nuk do të diskutojë për iniciativën e Todor Petrovit, Boris Damovskit dhe Bogdan Ilievskit për çështjen e kushtetutshmërisë të vendimit për zgjedhje të Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e 14-të të Gjykatës Kushtetuese do të gjenden iniciativat për shqyrtimin e neneve të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, Ligjit mbi vendimin e kontrollit të brendshëm të financave publike, vendimin për rend komunal në Komunën e Gjevgjelisë, Rregulloren e tarifave për shfrytëzimin të drejtave të autorit dhe dy pika tjera.

Todor Petrovi dhe dy nga organizatorët e protestave të iniviativës “Për Maqedoni të përbashkët” para disa ditëve dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e vendimit që Talat Xhaferi të shpallet kryetar Kuvendi, pasi ata mendoni se është bërë shkelje e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit gjatë zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat