Sheqerinska: Duhej të bindim se nuk kemi pasur “marrëveshje me djallin”

Maqedonia

Sheqerinska: Duhej të bindim se nuk kemi pasur “marrëveshje me djallin”

Më: 19 maj 2017 Në ora: 01:56
Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, në emisionin “Top Tema”, deklaroi se është e rëndësishme të sigurohet transferim i qetë i pushtetit. Sipas saj, në periudhën e ardhshme do të ketë kritika, por nuk do të jenë të dëmshme.

“Kritikat në dy vitet e fundit kanë qenë të shtrenjta. Ne e kishim për detyrë t’i bindim se nuk kemi bërë marrëveshje me djallin, të kërkojmë besimin. Por, puna e politikanëve nuk është të qajnë, por të japin përgjigje”, tha Sheqerinska.

Ajo tha se nuk e kanë pasur të lehtë të sigurojnë garancionet që i ka kërkuar presidenti. Ndërsa sipas saj, Ivanovi me akuzat ndaj ambasadores së Gjermanisë Christine Althauzer ka ofenduar mbështetësin më të madh të Maqedonisë – Gjermaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat