Qeverinë e re të Maqedonisë e pret një ekonomi që kërkon reforma të thella

Maqedonia

Qeverinë e re të Maqedonisë e pret një ekonomi që kërkon reforma të thella

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:46
Ilustrim

Për përmirësimin e ekonomisë është i nevojshëm një politikan i guximshmën që sipas disa ekonomistëve, fillimisht do të bëjë të ditur se borxhi publik është më shumë se 6 miliardë euro.

Koha e masave populiste kanë përfunduar dhe tani radhën e kanë reformat e thella, thotë Zoran Vitanov. Sipas tij, nuk ka nevojë për ulje të rrogave, edhe ashtu të ulëta në administratë, por fakt është se është mbipunësuar.

Abdylmenaf Bexheti thotë se qeveria e re ka shumë punë. Përpos masave që duhet të zgjidhin problemet që me vite e rëndojnë ekonominë, si moslikuiditeti, borxhet e vazhdueshme, kthimi joefikas i TVSH-së, duhet që ekonomia të shkarkohet nga dora e gjatë e ndërhyrjeve shtetërore.

Numrat tregojnë se borxhi publik është rritur dyfish për tetë vite, kurse çdo shtetas i Maqedonisë, në vitin 2016 kishte 2300 euro borxh. Ekonomistët paralajmërojnë se nëse borxhi publik afrohet 51% e BPV-së, atëherë shteti futet në skenare të rrezikshme, pra nuk do të jetë në gjendje të kryej obligimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat