Ja çka pret shumica parlamentare nga VMRO-DMPNE-ja

Maqedonia

Ja çka pret shumica parlamentare nga VMRO-DMPNE-ja

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:58
Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së mori mandatin për formimin e qeverisë, gjë e cila tashmë është më afër formimit të qeverisë, por VMRO-DPMNE-ja e cila e pengoi për shumë muaj këtë gjë, nuk kanë ndryshuar ende mendim ndaj shumicës.

Edhe pse VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndryshuar qëndrim sërish përfaqësuesit e shumicës parlamentare, Fadil Zendeli, Ejup Alimi, Vesel Memedi dhe Zoran Zaev vlerësojnë se nuk do të ketë më mundësi që të pengohet formimi i qeverisë.

"Paralajmërimet e deritashme të VMRO-DPMNE-së tregojnë qartë se ata nuk kanë ndryshuar politikën e tyre dhe se kjo tregon se ne nuk mund të presim ndonjë ndryshim nga ata. 

Unë nuk mund të paragjykoj se VMRO-DPMNE-ja do të vazhdon të bllokojë formimin e qeverisë, por se shenja për ndryshim nuk shohim deri më sot. 

Por edhe nëse ata vazhdojnë me të njëjtën politikë të krijojnë telashe të reja, sërish ata nuk do ta pengojnë formimin e Qeverisë. Ka shumicë parlamentare dhe VMRO-DPMNE tashmë është opozitë", tha Fadil Zendeli.

Edhe deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ejup Alimi, tha se VMRO-DPMNE-ja edhe nëse dëshiron të bëjë bllokada, nuk do të ketë mundësi të bëjë të njëjtën.

Ndërsa nga përfaqësuesi i koalicionit Aleanca për Shqiptarë, Vesel Memedi për Portalb u vlerësua se nuk priten bllokada të reja prej VMRO-DPMNE-së ngaqë ajo duhet të punojë për veten tashmë.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, u shpreh se pas marrjes së mandatit nuk pret ndonjë pengesë në formimin e Qeverisë dhe se shprehet optimist se ngjarjet e 27 prillit "të cilat ishin revoltë ndaj vendimit të shumicës parlamentare që për kryetar të Kuvendit zgjodhën Talat Xhaferin, nuk do të përsëriten më".

"Rasti i 27 prillit duhet të jetë porosi që e njëjtat dhe ngjarje të ngjashme me qëllim të njëjtë të mos përsëriten edhe njëherë. Pjesëmarrja në takimet e punës të cilat u mbajtën të shtunën paraqet shpresë për mua se të gjitha institucionet shtetërore dhe të gjitha partitë politike do të bashkëpunojnë. Që të kem një mandat qeveritar të suksesshëm më duhet edhe bashkëpunim me opozitën politike", tha Zaev.

Kutjojmë se VMRO-ja është bërë pengesë për formimin e qeverisë për një kohë të gjatë, sipas së cilës, Platforma Shqiptare cënon integritetin territorial të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat