Manastiri Bigorski: Nuk kemi fshehur asnjë dhunues të përfshirë në sulmin në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Manastiri Bigorski: Nuk kemi fshehur asnjë dhunues të përfshirë në sulmin në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 11:15
Manastiri Bigorski

Manastiri Bigorski demanton shpekulimet në media për gjoja fshehjen e një numri të personave të përfshirë në naten e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Manastiri dënon keqpërdorimin e një fotografie, ndërkaq thonë se manastiri është i njohur për pranimin e vizitorëve, duke mos u interesuar për përkatësinë e tyre shoqërore dhe sjelljen.

Sipas tyre, puna gazetareske nuk duhet të bazohet në shpekulime dhe thashetheme, por në punë hulumtuese, duke shtuar se manastiri bashkëpunon me gjyqësorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat