The Economist: Përkundër suksesit të Hoyt Brian Yee, akoma mbetet rreziku për kaos në Kosovë, Shqipëria dhe Maqedoni

Maqedonia

The Economist: Përkundër suksesit të Hoyt Brian Yee, akoma mbetet rreziku për kaos në Kosovë, Shqipëria dhe Maqedoni

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 19 maj 2017 Në ora: 17:54
Presidenti shqiptar Bujar Nishani dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi

Për muaj, Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria janë zhytur në kriza të llojeve të ndryshme. Por në ditët e fundit është parë një zhvendosje e situatës në këto shtete, kuptohet për mirë. Partitë e Kosovës janë pajtuar të zhvillojnë zgjedhje parlamentare në 11 qershor. Në Shqipëri, partia që për muaj të tërë bënte thirrje për bojkot tani do marrë pjesë në zgjedhje. Dhe presidenti maqedonas në fund ia dha mandatin kryetarit të opozitës, duke i dhënë fund rrugës pa krye të protestave pesë mujore dhe brenda parlamentit të Shkupit.

Kriza në Kosovë është më akute. Në 10 maj qeveria ra pasi PDK e presidentit Hashim Thaçi doli nga koalicioni qeverisës. PDK kërkonte të mbajë zgjedhje përpara se të humbte popullaritetin. Si shkaku i parë për rrëzimin e qeverisë u potencua dështimi i parlamentit për të ratifikuar marrëveshjen kufitare me Malin e Zi. Kjo si pasojë e frikës në shtetin e ndarë politikisht që ka tentuar të krijojë stabilitet prej shpalljes së pavarësisë në 2008.

Përkundër gjithë asaj që ka ndodhur, në 16 maj PDK në mënyrë të papritur publikoi marrëveshjen e koalicionit me dy liderët e njohur Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, ish kryeministri. Të dy akuzohen për krime lufte dhe janë shfajësuar: Ata sëbashku me zotin Thaçi, kane qenë komandantë të UÇK, e cila luftoi Serbinë në luftën e 1998-99, që solli edhe ndarjen e Kosovës. Si president, zoti Thaçi tani është jo-partizan dhe PDK udhëhiqet nga Kadri Veseli, ish shefit të shërbimit sekret në UÇK.

Kryekomandatët e UÇK-së njihen për urrejtje të ndërsjelltë, por ata bëhen sëbashku për të rritur gjasat për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Ndonjë triumf mund të rezultonte jetëshkurtër: tribunali i ri në Hagë mund të ngrejë procedurë penale kundrejt katër liderëve, për ndonjë dyshim rreth involvimit në krime. Në çdo rast, banorët e Kosovës kanë humbur interesin në hetimet ndërkombëtare. Ata shqetësohen më shumë për punë, shëndetësi dhe edukim, përcjell botasot.info.

Në Maqedoni kriza u rëndua pas zgjedhjeve të fundit në dhjetor, kur fitoi partia konservatore OBRM, e cila ka qenë në pushtet prej 2006. Por OBRM ishte e pasuksesshme për të formuar koalicion. Presidenti, Gjorge Ivanov, refuzoi pesë muaj për të mandatuar opozitën social demokrate dhe tre partitë shqiptare. Edhe pse ata kishin votat në parlament, presidenti refuzoi me prektekstin se përbënin rrezik kombëtar. Kjo lidhet kryesisht me frikën e liderëve të OBRM që me lëshimin e pushtetit mund të përfundojnë në burg nga akuzar për korrupcion.

Në 27 prill përfaqësuesit e OBRM hapën dyert e parlamentit për protestuesit, të cilët sulmuan deputetët opozitarë. Nëse ata mendonin se kështu do qëndronin në pushtet, u gabuan pasi me presionin e shtuar nga BE dhe SHBA, OBRM humbi kohezionin. Në 17 maj presidenti përfundimisht ia dhuroi mandatin social demokratëve për të krijuar qeverinë e re.

Në Shqipëri, Partia Demokratike tre muaj kërcënonte se do bojkotonte zgjedhjet parlamentare, tani të vendosura në 25 qershor. PD akuzoi socialistët se përmes parave të trafikut të drogës mund të blente dhe falsifikonte zgjedhjet. Në mëngjesin e 18 majit, e pamundshmja befas u bë e mundshme: liderët e dy partive u pajtuan për të marrë pjesë në zgjedhjet e planifikuara.

Në javët e fundit Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kanë qenë të vizituara nga asistentët amerikanë si dhe ndihmës sekretari i shtetit, Hoyt Brian Yee.  Vizita e tij sigurisht ka të bëhë me kompromisin e politikanëve lokal atje. BE dhe SHBA janë të shqetësuara me rritjen e ndikimit rus në rajon. Ata shqetësohen se konflikti në Ballkanin perëndimor mund të prishë politikat e tyre të deritanishme ose mund ti detyrojë të ndërhyjnë edhe njëherë siç bënë në vitet 90-të.

Përkundër ndodhive të fundit, rreziku për kaos mbetet akoma. Ata duhe të mbeten të përfshirë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat