Ivanov e Bukova diskutojnë për sfidat e UNESCO-s

Maqedonia

Ivanov e Bukova diskutojnë për sfidat e UNESCO-s

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:14
Gjorge Ivanov në takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova

Presidenti Gjorge Ivanov sot në Aman realizoi takim me drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet vijuese dhe të ardhshme të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me organizatën botërore për arsim, shkencë dhe kulturë.

Nga kabineti i presidentit njoftojnë se, të dy bashkëbiseduesit e kanë konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis Republikës së Maqedonisë dhe UNESCO-s dhe shprehën gatishmëri për zgjerim të saj në drejtim të realizimit të projekteve nga sferat e kulturës, arsimit, shkencës, komunikimeve, informatave, dhe lidhur me programet për të rinj dhe shoqërinë civile.

Në takim janë këmbyer mendime rreth ndodhive aktuale në Republikën e Maqedonisë në plan politik, informata për rolin e UNESCO-s lidhur me krizën e refugjatëve, si dhe për aktualitetet dhe proceset reformuese në organizatën botërore. Në këtë drejtim Bokova e ka informuar presidentin Ivanov për sfidat me të cilat ballafaqohet UNESCO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat