LSDM e do BESËN në Qeveri, BDI kundër, ja çfarë po zihet?!

Maqedonia

LSDM e do BESËN në Qeveri, BDI kundër, ja çfarë po zihet?!

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:02
Ahmeti, Kasami dhe Sela

Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev ka nisur të përballet me vështirësi në bisedimet për formimin e kabinetit qeveritar. Siç mëson INA, problemi është tek Lëvizja BESA dhe përfshirja e kësaj partie në Qeveri.

Derisa Zaev kërkon me ngulm që BESA të jetë pjesë e Qeverisë për të qenë sa më stabile, BDI e kundërshton një gjë të tillë. Nga kjo parti nuk duan që BESA të jetë pjesë e maxhorancës së re dhe të participojë në Qeveri. Nga dy partitë nuk duan të flasin për tensionet që po ndodhin dhe se Zaev ka marrë në dorë menaxhimin e kësaj situate.

Për përfshirjen e Lëvizjes BESA në Qeveri është edhe Aleanca për Shqiptarët. Ziadin Sela kohë më parë ka deklaruar se nëse BESA nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, do të shqyrtohet edhe pjesëmarrja e tyre, duke mospërjashtuar mosparticipimin në Qeveri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat