Ministria e Brendshme i përgjigjet Sindikatës së Policisë për çështjen policëve të pezulluar

Maqedonia

Ministria e Brendshme i përgjigjet Sindikatës së Policisë për çështjen policëve të pezulluar

Më: 20 maj 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Pasi Sindikata e Policisë doli në mbrojtje të policëve të suspenduar për shkak të sjelljes së tyre në ngjarjet në Kuvend dhe kërkoi përgjegjësi komanduese, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Këta të fundit përmes një kumtese thonë se përshëndesin thirrjet e Sindikatës dhe thonë se ministri Agim Nuhiu dhe personat tjerë përgjegjës për hetimet e dhunës në Kuvend, nuk kanë për qëllim të ndërhyjnë në hetime.

“MPB informon Sindikatën dhe opinionin se shqiptimi i masës displinore dhe largimi i përkohshëm nga vendi i punës nuk do të thotë automatikisht ndërprerje të marrëdhënies së punës. MPB bën thirrje tek presidenti dhe Sindikata e Policisë për takim me ministrin, në kohën që ju përshtatet. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të zgjidhim këtë dhe problemet tjera që shqetësojnë anëtarët e Sindikatës dhe gjithë të punësuarit në Ministri”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat