Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

Maqedonia

Parashikimi i motit për javën e ardhshme në Maqedoni

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:09
Ilustrim

Rritje të vranësirave, ulje të temperaturave, shi i rrëmbyeshëm, breshër dhe erë e fuqishme, do të mbizotërojnë në Maqedoni gjatë javës së ardhshme.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, për Shenja thanë se gjatë ditës së nesërme në orët e paradites do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të ndryshueshme, ndërkohë që në orët e pasdites vranësirat do të rriten dhe do të shoqërohen me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme.

Mot i ngjashëm pritet edhe në ditët në vijim. Në fillim të javës së ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm me intensitet më të ulët të reshjeve të shiut, ndërkohë prej ditës së mërkurë pritet përsëri shi i rrëmbyeshëm.

Temperaturat deri të mërkurën do të jenë në rënie, ndërkohë që nga e mërkura priten rritje të temperaturave. Stabilizim të motit pritet nga e premtja e javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat