Të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e qeverisë

Maqedonia

Të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e qeverisë

Më: 21 maj 2017 Në ora: 09:48
ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka filluar bisedimet me partitë shqiptare për qeverinë e re.

Përfaqësues të kësaj partie kanë zhvilluar negociata me BDI-në e Ali Ahmeti dhe Lëvizjen BESA, ndërsa sot negociatat do të vazhdojnë edhe me parti tjera politike.

Nuk dihet nëse pjesë e qeverisë do të jetë edhe Lëvizja Besa që ka pesë mandate, ndërsa për Aleancën për Shqiptarët thuhet se ajo me gjasë do t’i bashkohet koalicionit, i cili në këtë rast do të kishte 62 vota në Kuvend, apo vetëm një më shumë se numri i nevojshëm për të votuar Qeverinë.

Analisti politik, Albert Musliu, është mirë që në qeverinë e re të marrin pjesë të gjitha partitë politike shqiptare, që të mundësohet një qeverisje pa defekte.

“Edhe nëse ndodh që të gjitha të mos marrin pjesë, do të paraqesë një defekt, por nuk do ta pamundësojë qeverinë e ardhshme që të funksionojë normalisht. Uroj që edhe nëse të gjitha partitë nuk hyjnë në Qeveri, së paku duhet të jenë korrekt para elektoratit dhe të japin sqarime të qëndrueshme dhe jo sqarime të përgjithësuara apo për pikë politike”,shprehet  Musliu.

Sipas paralajmërimeve nga LSDM-ja, Qeveria e re pritet të votohet deri në fund të muajit, ndërsa bashkë me të do të miratohet edhe vendimi për shtyrjen e mandatit të kryetarëve të komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale nga mesi i muajit tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat