Nikollovska: Gjyqësori i pavarur, nuk është mision i pamundur

Maqedonia

Nikollovska: Gjyqësori i pavarur, nuk është mision i pamundur

Më: 21 maj 2017 Në ora: 11:29
Margarita Caca Nikollovska

Misioni për të krijuar gjyëqsor të pavarur nuk është mision i pamundur, çështje është vetëm në mënyrën se si do të bëhet, tha Margarita Caca Nikollovska në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë – nënkryetare e Gjykatës së Lartë në Bosnjë dhe ish-gjykatëse në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Sipas saj, është e nevojshme vlerësimi i punës së gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe disa avokatëve.

“Ne kemi gjyktës të cilët janë zgjedhur në letër, ne kemi gjykatës që kanë tejkaluar instancat e gjykatësve, të cilët në njëfarë mënyre kanë treguar joprofesionalitet. Ne kemi gjendjen e drejtësisë selektive, dy vendime të ndryshme nga i njëjti Këshill Gjyqësor – gjithë këto punë tregojnë një situatë se jopërkatësia nuk është ndaluar”, deklaroi Nikollovska.

Sipas saj, mandati i PSP-së duhet të vazhdohet që t’i mbarojë rastet e filluara, që deri tani nuk ka mundur t’i përfundojë për shkak të pengesave të shumta, që sipas saj, i ka bërë partia që ka qenë në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat