Georgievski: Ndryshimet do të jenë të vështira, si në rënien e komunizmit dhe tranzicionit

Maqedonia

Georgievski: Ndryshimet do të jenë të vështira, si në rënien e komunizmit dhe tranzicionit

Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:39
Ljubço Georgievski

“Qeveria e deritanishme çdokund ka strukturat e saj – në MPB, biznes, gjyqësor, media. Në një situatë të këtillë ndryshimet nuk do të jenë të shpejta dhe lehta”, deklaroi për Deutsche Welle njëri nga udhëheqësit e OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski.

Ish bashkëpartiakët e Nikolla Gruevskit, ndërsa sot oponentë politikë Ljubço Georgievski, Ljube Boshkoski dhe Stojançe Angellov, nga java e ardhshme do të fillojnë aktivitetet për përgatitje për zgjedhjet lokale.

Georgievski nuk deshi të komentojë gjendjen e brendshme të OBRM-PDUM-së, e cila po reflekton mbyllje partiake.

“Nuk mund të kuptoj cili ishte qëllimi i OBRM-PDUKM-së. Prej kur BDI tha se nuk pranon koalicion me ata, më tej nuk duhej të ekzistonin dilema dhe iluzione, për shkak se rregullat e demokracisë janë të qarta”, tha Georgievski, duke aluduar në ngjarjet që ndodhën më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat