Anëtari i lartë i PDSH-së nga Gostivari kalon te BESA

Maqedonia

Anëtari i lartë i PDSH-së nga Gostivari kalon te BESA

Më: 22 maj 2017 Në ora: 06:17
Besnik Zeqiri në BESA

Lëvizjes BESA në Gostivar i është bashkëngjitur edhe Besnik Zeqiri, i cili prej vitit 2006 ishte mjek në urgjencën e spitalit “Ferid Muradi”, ndërsa prej vitit 2015 mjek në repartin Kirurgjik.

Zeqiri ishte një nga figurat kyçe të PDSH-së në Gostivar, si prej vitit 2008-2010 kryetar i forumit rinor të PDSH Gostivar, kurse prej vitit 2013 nënkryetar i PDSH, anëtar i PDSH dhe anëtar i degës së PDSH-Gostivar prej 2006, anëtar i PDSH dhe anëtar i kryesisë së degës së PDSH-Gostivar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat