Qeveria e re në Maqedoni, ja sa shqiptarë do jenë pjesë e saj

Maqedonia

Qeveria e re në Maqedoni, ja sa shqiptarë do jenë pjesë e saj

Më: 22 maj 2017 Në ora: 07:19
Politikanët shqiptar në Maqedoni

Ndërkohë që ende nuk ka asgjë zyrtare, në mediat e vendit fqinjë janë duke qarkulluar informacione të ndryshme për sa i përket numrit të ministrave shqiptarë në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Sipas raportime të mediave vendase, LR.PDSH do t’i jepen 2 ose tre poste, prej të cilëve një do të jetë ai i zv/kryeministrit, ministri i shëndetësisë dhe një zv/ministër.

Ende nuk ka diçka zyrtare për sa i përket Lëvizjes Besa, për të cilën nuk dihet nëse do të jetë pjesë e koalicionit , ndërkohë që bëhet e ditur se të gjitha partitë shqiptare kanë hequr dorë nga Ministra e Arsimit për atë të Shëndetësisë.

Pasi të partitë të arrijnë marrëveshjen, Zaev duhet të dorëzojë në Kuvend programin e qeverisë dhe propozimet për kabinetin e Qeverisë së re.

Ndërkohë mësohet se për postet e zëvendësministrave dhe drejtorëve do të diskutohet në grupe të veçanta pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat