Çavkovit po i ngushtohet rrethi

Maqedonia

Çavkovit po i ngushtohet rrethi

Më: 22 maj 2017 Në ora: 09:27
Mitko Çavkov

Komisioni i ekspertëve në MPB që po kryen hetimet për sjelljen e policëve gjatë dhunës së 27 prillit në Kuvend, duhej që përfundonte punën deri të premten e kaluar dhe ta locoj përgjegjëisnë penale. Por drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik, Mitko Çavkov ka marrë pushim dhe ka kërkuar që të pensionohet, me çka është larguar nga kabineti i tij.

“Të gjithë anëtarët e shtabit operativ që ka udhëhequr Çavkov janë marrë në pyetje nga ana e komisionit të MPB. Vetëm ai nuk është marrë në pyetje”, kanë theksuar për portalin “SDK”, zyrtarë të lartë të MPB.

Siç mësohet mozaiku i deklaratave të deritanishme të anëtarëve të shtabit operativ por edhe strukturave udhëheqëse të forcave speciale tanimë është rikonstruuar dhe se rrethi po ngushtohet rreth Çavkovit, i cili për më shumë se dy orë e gjysmë kishte lejuar që të vazhdojë dhuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat