Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Më: 22 maj 2017 Në ora: 10:07
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev

Kreu i LSDM-së dhe njëherit mandatar për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev sot do t’i vazhdojë bisedimet për formimin e qeverisë së re me partitë politike parlamentare të cilat me firmat e tyre u bënë pjesë e shumicës parlamentare.

Raportohet se Zaev sot do të zhvilloj një takim me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ky i fundit për sot ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, e para pas zhvillimeve të 27 prillit në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat