Komiteti i Heksinkit: Politika – gjeneratori kryesor i gjuhës së urrejtjes

Maqedonia

Komiteti i Heksinkit: Politika – gjeneratori kryesor i gjuhës së urrejtjes

Më: 22 maj 2017 Në ora: 12:03
KH - Uranija Pirovska

Ndodhitë politike në Maqedoni, janë provokuesi kryesor dhe  prodhimtari i gjuhës së urrejtjes gjatë prillit, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në raportin e tyre për muajin prill, njofton Portalb.mk.

Komiteti i Helsinkit paralajmëron se gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë, janë shfrytëzuar nga politikanët dhe personat publik, një pjesë e protestuesve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërkaq gjithashtu të njëjtat janë shpërndarë edhe në rrejtët sociale.

“Retorika e cila  është e ndjekur me krizën politike, përbëhet nga thirrjet e shpeshta për dhunë ndaj jomendimtarëve të njëjtë politik dhe ndaj përfaqësuesve të komunitetit shqiptar. Janë të ashpra porositë për dhunë në bazë politike dhe etnike, të njëjtat shpërndahen në tubime dhe protesta. Në përpjekje për t’u manipuluar me opinionin publik, në mënyrë indirekte gjuhë të urrejtjes kanë përdorur edhe personat publik dhe politikanët, të cilët pamëdyshje kanë thirru në dhunë gjatë kësaj periudhë”, thonë nga Komitetit i Helsinkit.

Ata gjithashtu shtojnë se gjuha e urrejtjes ka rezultuar me dhunën ndaj deputetëve më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat