Sela: Neve na vranë më 27 prill, dhe ne u ringjallëm përsëri

Maqedonia

Sela: Neve na vranë më 27 prill, dhe ne u ringjallëm përsëri

Më: 22 maj 2017 Në ora: 14:33
Ziadin Sela

Ziadin Sela ka dalë në media pas dhunës së ushtruar në Kuvendin e Maqedonisë, duke falënderuar mediat dhe të gjithë ata që i kanë dëshiruar të mirën.

”Ishte gjithçka që ne kemi bërë si subjekt politik, unë si lider i kësaj partie. Jemi munduar t’i artikulojmë të drejtat e shqiptarëve politikisht. Ndodhia më 27 prill ishte atentat ndaj artikulimit politik të nevojave të shqiptarëve që ne si Lëvizje Për Reforma i kemi bërë. Neve na vranë më 27 prill, dhe ne u ringjallëm përsëri dhe do të vazhdojmë që nevojat e shqiptarëve t’i artikulojmë akoma më fuqishëm politikisht”, deklaroi Sela.

Ziadin Sela bëri të ditur se do të mbështetë qeverinë e re të Zoran Zaevit dhe më pastaj do të bëjnë rivlerësim të veprimit të tyre në 100 ditët e qeverisjes së re.

Ai thotë se kjo do të bëhet pa marrë parasysh nëse do të marrin poste ministrore, ose jo.

Ai zotohet se do të kërkojë që të zbardhen rastet ”Sopoti” dhe ”Monstra” deri në fund dhe do të kërkojë lirimin e të burgosurve, që sipas tij janë të pafajshëm.

Sela nuk heq dorë nga çështja e gjuhës shqipe përmes ndryshimeve ligjore, duke theksuar se nuk heq dorë nga Deklarata Politike Shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat