OBRM-PDUKM: Nuk dorëzohemi para PSP-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nuk dorëzohemi para PSP-së

Më: 22 maj 2017 Në ora: 16:08
Dimitrev

Pas konferencës për shtyp nga PSP-ja dhe hapje të procedurave hetimore për rastin ‘Monstra’ dhe ‘Sopoti’, partia që udhëheq Nikolla Gruevski, OBRM-PDUKM, ka mbajtur një konferencë për shtyp dhe ka shpjeguar pronën e siguruar të partisë dhe se pronësia është ligjore dhe përdoret për çështjet e partistë.

Prona e OBRM-PDUKM-së është siguruar në mënyrë ligjore dhe përdoret për çështjet e saj. OBRM-PDUKM-ja nuk ka blerë kullota dhe se është një tentim për të na kompromentuar dhe për t’u shpërqëndruar opinoni, tha Dimitrev.

Shtabi qendror i OBRM-PDUKM-së është ndërtuar në aspekt të plotë ligjor, përmes tenderit publik dhe sipas Planit Detal Urbanistik. OBRM-PDUKM-ja nuk ka marrë donacion në këtë rast, ashtu siç tha PSP-ja në konferencë.

Nuk jemi në gjendje të kontrollojmë vullnetin e njerëzve se sa janë të gatshëm ta mbështetin OBRM-në me financa, por ne falënderojmë të gjithë ata që ofrojnë ndihmën e tyre.

Anëtarët e OBRM-së, janë të sinqertë de patriotë dhe nuk mundet që t’i gjykojë Fatime Fetai, Zoran Zaevi, e as Katica Janeva. E thërrasim PSP-në që të hapë procedura për financimin dhe punën e LSDM-së, sepse kemi të dhëna të brendshme që ka biseda se ka çështje ligjore për të filluar hetime ndaj kësaj partie.

OBRM-ja nuk do të gjunjëzohet para PSP-së, tha ndër të tjera Dimitriev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat