Maqedoni, neto paga mesatare në mars arrin 22.455 denarë

Maqedonia

Maqedoni, neto paga mesatare në mars arrin 22.455 denarë

Më: 22 maj 2017 Në ora: 17:34
Ilustrim

Neto-paga mesatare mujore e paguar për një të punësuar, në mars të vitit 2017, arrin 22.445 denarë dhe është për 1,8 për qind më e lartë në krahasim me marsin e vjetshëm, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Një rritje e tillë vjen falë, para së gjithash, neto-pagës në sektorët: veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit (7.5 %), minierë dhe nxjerrjen e gurëve (7,2 %) dhe art, argëtim dhe rekreacion (6,7%).

Bruto paga mesatare e paguar, në mars të vitit 2017 arrin 32,999 denarë.

Në mars të këtij viti, 1,3 për qind e të punësuarve  në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë pagë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat