Hetohen deputetët Muhiq, Misovski dhe 65 deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni?

Maqedonia

Hetohen deputetët Muhiq, Misovski dhe 65 deputetët e shumicës parlamentare në Maqedoni?

Më: 22 maj 2017 Në ora: 22:35
Kuvendi i Maqedonise

Gazeta ditore Dnevnik bën të ditur se Prokuroria Themelore Publike ka caktuar një hetues për të mbledhur dëshmi për procedurë parahetimore ndaj deputetëve Ferid Muhiq, Goran Misovski, kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe 64 deputetëve tjerë.

Sipas kësaj gazeta, hetimet do të bëhen për zgjedhje ilegale të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill të këtij viti. Padia për këtë çështje është ngritur nga Shoqata e qytetarëve për respektim të rregulloreve, nga Manastiri.

Kjo organizatë i akuzon deputetët e shumicës parlamentare për shfrytëzim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, duke i tejkaluar të njëjtat dhe në kundërshtim me normat ligjore, kanë improvizuar mbajtjen e një seance në Kuvendin e Maqedonisë, ku është zgjedhur një kryetar i ri i Kuvendit.

Se çfarë do të ndodhë me këto hetime, mbetet që të shohim në të ardhmen e afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat