Ibrahimi i PDSH-së ka një porosi për Ali Ahmeti, ja çka i bën me dije..?!

Maqedonia

Ibrahimi i PDSH-së ka një porosi për Ali Ahmeti, ja çka i bën me dije..?!

Nga: Orhan Ibrahimi Më: 23 maj 2017 Në ora: 07:01
Nënkryetari i PDSH-së z.Orhan Ibrahimi

Nuk ka të ndalur Ali Ahmeti, duke folur për Arbën Xhaferin!

Torturë më të madhe, ndjenjë më neveritësë ndjeja deri sa e ndëgjoja se si flet për personalitetin e Arbën Xhaferit, ai (Ali Ahmeti). I cili tërë kohën që ishte gjallë Arbni, ka tentuar ta baltos, ti thurr komplote, ka tentuar që t’ia ndal edhe zërin që mos ti ndëgjohej, ka kërcnuar dhe shantazhuar njërëz që e rrethonin Arbnin, është munduar që ta vras politikisht. Për t’u qartësuar figura e vërtetë e Alisë dhe BDI-së, duhet t’ia kujtojmë atij dhe opinionit, deklaratën kur patën thënë, se Arbnit i janë harxhuar bateritë.

“Batery low” !

Kjo thënie është më kuptimplotja dhe më së miri e pëshrshkruan personalitetin e Ali Ahmetit dhe krijesën e tij BDi-në, nivelin shpirtëror, intelektual dhe anën morale të tyre. Në të vërtet ky ishte mendimi më autentik që e zbërthen vet ato.

Arbën Xhaferi gjatë tërë aktivitetit politik, kishte bërë vetëm një gabim politik. Ai në fillim të vitit 2001, e besoj figurën e Ali Ahmetit!

Për figurën e Alisë, për gabimin që e bëri në ndërtimin e këtij monumenti fatkeq për shqiptarët, Arbni ka folur dhe ka shkruar dhjetra herë. Ku me një formë apo tjetër, Ai kërkon falje publike.

E si mund të sillej ndryshe një figurë poliedrike, një kolos siç qe Arben Xhaferi. Nuk mund të heshte…

E gjithë veprimtaria, i tërë potenciali, në të gjitha intervistat, qofshin ato elektronike apo të shkruara, në eset, në ligjerimet e tija ka proklamuar dhe na ka folur se si intelektuali duhet ti paraprijë proceseve dhe si duhet të sherbehet vetëm me të vërtetën, Ai na ka mësuar se si duhet të organizohemi, se si duhet të rrezistohet,se si duhet ta marrim fatin në duart tona. Sepse një komb me identitet të konsoliduar duhet të organizohet politikisht, të drejtat, barazia dhe liria nuk dhurohen por ato fitohen.

Të gjithë ata që janë rreth e rrotull Alisë, në mënyrë të drejtëperdrejtë apo tërthorazi, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë kurr përkrahës dhe pasues të ideve të Arbnit.

Sepse këto dy figura dallojnë si nata me ditën, si e zeza me të bardhen.

Njëri përfaqson zollumin, injorancën, paaftësinë, ligësinë, servilizmin, fodullukën, hajninë, papastërtinë morale dhe shitjen e intersave kombëtare.

Kurse tjetri përfaqson soidaritetin dhe përkujdesin, aftësinë e pazakont, intelegjencën gjeniale, ndërgjegjen e pastër, moralin njerzor, modestin dhe çiltërsinë, si dhe mbrojtës i interesave kombëtare deri në frymën e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat