Tri seanca të rëndësishme sot në Gjykatën Themelore në Maqedoni

Maqedonia

Tri seanca të rëndësishme sot në Gjykatën Themelore në Maqedoni

Më: 23 maj 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot do të zhvillohen tre gjykime të rëndësishme, bëhet fjalë për rastet: Sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, “Magjar Telekomin” dhe “Fortesa 2”.

Seanca gjykuese për ndodhitë e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët, u shty për sot pasi njëri nga të akuzuarit nuk u paraqitë në gjykatë. Nga të gjithë të akuzuarit, ndaj dy prej tyre rëndon akuza e tentim vrasjes.

Në rastin “Magjar Telekon” dyshohet dhënie ryshfeti në Maqedoni. Kjo kompani tashmë është dënuar më SHBA dhe duhet të paguaj një shumë të madhe parash si gjobë.

Seanca e tretë ka të bëjë me lëndën e PSP-së, Fortesa 2. Seanca e kaluar u shty për shkak të, siç u tha, gjendjes së keqe shëndetësore të të dyshuarit kryesor, Goran Grujoski, ish-shef, i drejtorisë së pestë të DSK-së. Kjo lëndë ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat