Gjobë disa milionëshe për birraritë e Shkupit dhe Prilepit

Maqedonia

Gjobë disa milionëshe për birraritë e Shkupit dhe Prilepit

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Komisioni për mbrojtje të konkurencës (KMK) ka shqiptuar gjoba me vlerë prej 5.8 milionë euro për Birrarinë e Shkupit, si edhe 2.7 milionë euro për Birrarinë e Prilepit për shkak të kufizimit të shpërndarësve në përcaktimin e çmimit shitës.

Vendimi për gjobitjen e dy prodhuesve të mëdhenj të birrave është marë mbrëmë në seancën e Komisionit për vendime për shkelje pranë KMK-së.

Në arsyetimin e Komisionit thuhet se është shkelur konkurenca sipas Ligjit për mbrojtje të konkurencës dhe sipas Dispozitës për marrje të llojeve të caktuara të marrëveshjeve vertikale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat