Shkup, për 10 ditë realizohen 800 kërkesa për subvencionimin e biçikletave

Maqedonia

Shkup, për 10 ditë realizohen 800 kërkesa për subvencionimin e biçikletave

Më: 23 maj 2017 Në ora: 13:35
Ilustrim

Mbi 800 aplikime për subvencione për blerjen e biçikletave janë dorëzuar deri sot për banorët e Bashkisë së Shkupit nga publikimi i thirrjes.

Nga Shkupi ftojnë të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë biçikleta të reja, të paraqesin një kërkesë për rimbursim të pjesës së kostos së miratuar në përputhje me rregullat e përcaktuara dhe mjeteve financiare të ndara për zbatimin e këtij aktiviteti urban.

Mjetet që do të mbulojë qyteti është në vlerë prej 50 përqind të çmimit të biçikletës, por jo më shumë se 4 mijë denarë shuma neto per person. Thirrja publike do të zbatohet me parimin “vjen i pari, shërbehet i pari”.

Të drejtë për të marrë pjesë në këtë shpallje publike janë banorët e Bashkisë së Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat