MPJ: Deri tani, asnjë shtetas i Maqedonisë nuk figuron i vdekur ose i lënduar në sulmin terrorist në Manchester

Maqedonia

MPJ: Deri tani, asnjë shtetas i Maqedonisë nuk figuron i vdekur ose i lënduar në sulmin terrorist në Manchester

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:58
Sulmi ne Manchester

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka dalë me njoftim zyrtar mbi rastin e sulmit me bombë në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar.

MPJ-ja e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ku u ranë 22 të rinj dhe mbi 60 janë lënduar, duke e quajtur si terrorizëm. MPJ-ja bën të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Maqedonisë në Londër.

Njiherit, MPB-ja njofton se deri tani nuk është evidentuar ndonjë shtetas i Maqedonisë, të jetë në listën e të vdekurve, ose të lënduarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat