Maqedonia ka humbur shumë kohë në rrugën drejt BE-së , thotë ambasadorja gjermane Althauzer

Maqedonia

Maqedonia ka humbur shumë kohë në rrugën drejt BE-së , thotë ambasadorja gjermane Althauzer

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:36
Ilustrim

Maqedonia ka humbur shumë kohë në rrugën e saj drejt BE-së, andaj është momenti i fundit të zbatojë reformat e përmbledhura në Marrëveshjen e Përzhinos, thotë ambasadorja e Gjermanisë, Kristinë Althauzer.

Sipasj saj Gjermania, BE-ja dhe SHBA-të janë shumë të interesuara që Maqedonia të bëhet pjesë e Unionit, pasi në këtë mënyrë sigurohet stabiliteti rajonal.

“BE-ja dhe SHBA-të kanë dhënë ndihmë për arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Por gjithçka sillet rreth reformave. Hapja e kapitullit të ri varet nga përmbushja e reformave. Kemi pritur gjatë që vendi të merret me këto çështje dhe është humbur shumë kohë. Por tani është koha të kthehemi mbrapa në atë rrugë.”- deklaroi ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoni Kristine Althauzer.

Ish ambasadori, Nikolla Dimitrov vlerëson se Evropa duhet t’ia hap dyert Maqedonisë. Ai theksoi se thelbësore është të reformohet gjyqësori.

“Sipas meje, jemi në gjysmën e rrugës në zgjidhjen e krizës. Të mos harrojmë se kjo krizë nuk filloi për shkak se Maqedonia nuk kishte qeveri ose pse i duheshin zgjedhje të parakohshme. Kriza filloi sepse kishim krizë të thellë të mos-sanksionimit. Kishim situatë kur të gjithë dëgjuam për një mal kriminaliteti kurse institucionet nuk janë të përgatitura të përballen me atë kriminalitet.”- deklaroi ish ambasadori Nikolla Dimitrov.

Kohën e fundit përflitet se Dimitrov do të jetë ministri i jashtëm i qeverisë së re, por ai as nuk e mohoi e as nuk e pranoi një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat